Ajo që konsumoni ndikon në trupin, mendjen dhe disponimin tuaj.
Nëse diagnostikoheni me çrregullim bipolar, duhet të shmangni ushqime të caktuara sepse ato mund të çojnë në episode të disponimit bipolar.
Njerëzit me çrregullime bipolare shpesh janë mbi peshë, prandaj duhet të sigurohen se bëjnë zgjedhje më të shëndetshme kur bëhet fjalë për ushqimin.
Prandaj, më poshtë ua sjellim tre ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse keni çrregullime bipolare:
Alkooli
Ndaloni konsumimin e alkoolit, nëse keni çrregullime bipolare. Alkooli mund të ndërveprojë negativisht me ilaçe të tilla si litiumi dhe gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime të tmerrshme të humorit. Një studim ka treguar se njerëzit me çrregullime bipolare që konsumojnë alkool mund të vdesin para kohe.
Kafeina
Kafeina mund të jetë shkas për njerëzit me çrregullime bipolare. Mund të dëmtojë gjithashtu rutinën e gjumit, gjë që është e tmerrshme sepse mungesa e gjumit mund të jetë një shkas serioz për ndryshimet bipolare të humorit dhe manisë.
Kripa
Nëse ju përshkruhet litium për çrregullimin tuaj bipolar, duhet të keni kujdes për sasinë e kripës që konsumoni, sepse natriumi mund të ndikojë në nivelet e litiumit. /Telegrafi/