Site icon Telegrafi

Tri shenjat e horoskopit që mbeten miq me ish-partnerët

Për disa shenja të horoskopit, mendimi për të qëndruar miq me ish të dashurin/ën është një makth i vërtetë. Ata janë tipa që fshijnë çdo gjurmë nga raporti me ish-at, madje i bllokojnë çdo mënyrë komunikimi duke mos e kthyer më kokën pas

Këta njerëz nuk mund ta imagjinojnë që të jenë sërish miq me ish-ët pas ndarjes. Por, tri shenja bëjnë përjashtim nga rasti, pasi ndarjen e konsiderojnë si ngjarje normale në jetën e tyre.

Virgjëresha

Virgjëreshat mund të jenë të shtrënguara në disa fusha të jetës, por jo kur bëhet fjalë për të qëndruar miq me një ish. Kjo shenjë është aq logjike dhe praktike, sa gjithmonë e di se kur është koha për t’u ndarë me një partner/e.

Ata nuk janë tipa që i japin fund me zemërim një lidhjeje dhe qëndrojnë duke vuajtur në heshtje për diçka që thjesht nuk funksionoi. Por, si njerëz të qytetëruar dhe që nuk mbajnë mëri, ata e lënë gjithnjë derën hapur për mundësinë e një miqësie të vërtetë me ish-in, edhe pse të ndarë.

Shigjetari

Kur një Shigjetar kalon një ndarje, gjithmonë bën çmos për ta kaluar sa më lehtë si situatë. Të lindurit e kësaj shenje jetojnë me pasion, që do të thotë se ata i japin fund një marrëdhënieje për të ndjekur një ëndërr të rastësishme, si një kurs pianoje, seanca yoge etj.

Shigjetarët janë të prirur që të rrinë në një raport miqësie edhe për përfitime të ndryshme, ndaj kjo mund të jetë një arsye më shumë për të qëndruar miq me ish-partnerin/en.

Lexo po ashtu Si ta përballoni takimin e parë me ish të dashurin?

Ujori

Ujori mban kurorën kur bëhet fjalë për të qëndruar miq me ish-ët e tyre. Kjo shenjë është shumë e përmbajtur kur vjen puna te zemërimi pas një ndarjeje nga i dashuri apo e dashura. Ata e kanë shumë të lehtë të përcaktojnë llojin e raportit që duan të mbajnë, duke mos “turbulluar” ujërat e dashurisë me miqësinë.

Ndonëse të ndarë, mos u çudisni nëse ish-i juaj i kësaj shenje ju merr në telefon për t’ju ftuar në një festë, në një takim të veçantë, t’ju bëjë pjesë të grupeve etj. Në vend që të debatojnë ose të flasin pafund për ndarjen, ata preferojnë që të rrinë miq me ish-ët. /Telegrafi/

Exit mobile version