Site icon Telegrafi

Tri rikthimet më të mëdha në Ligën e Kampionëve

Tottenham kishte arritur të shënojë fitore ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 3-0.

Gjigantët gjerman janë duke e kërkuar rikthimin më një situatë të pamundur.

Liga e Kampionëve konsiderohet si gara më e fortë e futbollit në botë, ku shpesh kanë ndodhur edhe mrekullitë.

Kujtohen rikthim i jashtëzakonshëm i Barcelonës kundër PSG.

Barcelona 6-1 PSG (Edicioni 2016/17)

Djemtë e Luis Enriques kishin rezervuar një rikthimin magjik me golin e Sergi Robertos të shënuar në kohën shtesë në vitin 2017.

PSG kishte fituar ndeshjen e parë 4-0 në Paris dhe e kërkonin gjysmëfinalen.

https://www.youtube.com/watch?v=B7s54KvwzaQ

Megjithatë, nuk e arritën pasi Barcelona e frymëzuar nga një paraqitje e jashtëzakonshme e Neymar, fitoi me rikthim 6-1.

https://www.youtube.com/watch?v=j-kCOMv1tJk

Roma 3-0 Barcelona (Edicioni 2017/18)

Ky rezultat qëndron si një njollë në librin Ernesto Valverdes prej se ka mbërritur në Camp Nou.

Barcelona e tij e kishte mposhtur Romën e Eusebio Di Francesco (4-1) në ndeshjen e parë, por gjigantët italianë në ndeshjen kthyese ishin të frikshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=w8UQaWdVRIg

Goli i Kostas Manolas me kokë në fund të pjesës së dytë i dërgoi tutje Giallorossët.

Deportivo La Coruna 4-0 AC Milan (Edicioni 2003/04)

Në një mbrëmje magjike në Estadio Riazor, spanjollët arritën ta shijonin periudhën më të mirë të historisë moderne të klubit.

https://www.youtube.com/watch?v=P8DakxDrAuQ

Diego Tristan, Aldo Duscher, Walter Pandiani dhe Valeron kishin udhëhequr klubin e tyre drejt një suksesi në Ligën e Kampionëve.

https://www.youtube.com/watch?v=ypRiCyd9tZc

Ndeshja e parë ishte mbyllur 4-1, ndërsa në ndeshjen kthyese spanjollët fituan 4-0. /Telegrafi/

Exit mobile version