Please enter at least 3 characters.

Tri raketa godasin aeroportin në Kandahar, talibanët deklarohen: E kemi gjuajtur, pasi armiqtë nga atje po na sulmojnë

2021/08/1-9.jpg

Talibanët kanë sulmuar me raketa aeroportin ndërkombëtar të Kandaharit në jug të Afganistanit, ku të paktën tri raketa goditën objektin, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i talibanëve, duke theksuar se qëllimi ishte që t’ua bëjë me dije forcave afgane që të ndalin sulmet ajrore.

“Aeroportin në Kandahar e kemi gjuajtur, pasi që armiqtë e përdorin si qendër nga ku kryhen sulme ajrore mbi ne”, ka shtuar zëdhënësi i talibanëve, Zabuilah Mudzahiq, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, zyrtarët e qeverisë afgane, kanë njoftuar se sulmet me raketa kanë detyruar autoritetet përkatëse të ndalin të gjitha fluturimet – kjo edhe pasi që pista është dëmtuar pjesërisht.

Deri më tani nuk ka ndonjë raportim për të lënduarit nga ky sulm me raketa mbi aeroportin e Kandaharit. /Telegrafi/