Ylli i Barcelonës, Ferran Torres, po përballet me një vendim për të ardhmen e tij tek klubi këtë verë mes interesimit për të jashtë vendit.
Torres pritet që të jetë një lojtar rotacioni në javët e fundit të sezonit 2024/2025, ashtu siç ka bërë gjatë tërë vitit të parë të Hansi Flick në krye.
Me Robert Lewandowskin që është zgjedhja e parë e sulmit të Flick, i ndihmuar nga Raphinha dhe Lamine Yamal, minutat e Torres kanë qenë të pakta.
Pavarësisht situatës së tij, Torres ka arritur të realizojë 13 gola në të gjitha garat gjatë këtij sezoni, duke përfshirë shtatë që nga fillimi i vitit 2025 dhe dy kur u fut nga banka rezervë në rikthimin me rezultat 4-3 ndaj Atletico Madridit.
Ai vazhdon të mbetet i rëndësishëm në planet e Flick dhe ish-sulmuesi i Man Cityt nuk ka mungesë besimi, pasi këtë e dëshmoi në një intervistë kur tha se është gati ta zëvendësojë Leëandoëskin për një të ardhme afatgjatë.
Në rast se Torres është i gatshëm të presë, Flick mund ta vendosë besimin e tij të plotë tek ai, por në rast se rritet nervozizmi për mungesën e minutave, atëherë një rikthim në Ligën Premier është më se i mundshëm.
Torres kishte pasur vështirësi gjatë 18 muajve në ‘Etihad’, me dëshirën e tij për t’u rikthyer në vendlindje që ishte një faktor, por ai tashmë është zhvilluar më shumë si lojtar.
Sipas një raportimi nga Fichajes, tri klube angleze janë duke e monitoruar atë, me Barcelonën që thuhet se kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë.
Liverpool, Manchester United dhe Aston Villa thuhet se janë palët e interesuara, me ekipin e Arne Slot që ofron futboll të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/