Prindërit e një trevjeçari në Australi, kritikuan kuzhinierët që nuk ia dekoruan tortën e të birit, me ilustrimet e bretkosave, por ia sollën shumë të thjeshtë.
Madje, ata u desh të shkonin të një fqinj që di të përgatitë torta, për t’ia bërë së paku disa dekore të vogla, transmeton Telegrafi.
“Ishte shumë vonë, ai e kishte parë dhe nuk i kishte bretkosat e kërkuara. Është fëmijë i mbarë dhe shumë i sjellshëm, nuk e meriton të mos i plotësohet një kërkesë e vetme”, kanë thënë ata, pasi ai mbeti i hidhëruara.
Fotografitë e postuara, tregojnë tortën me sipërfaqen e gjelbër, që ka vetëm numrin tre dhe motivin sikur buzëqeshja e lehtë.
E gjithë kjo nuk ka kushtuar lirë, pasi ata paguan 49 dollarë për përzgjedhjen dhe prisnin që të duket sikur në reklamë. /Telegrafi/