Telegrafi

Trepça përballë Vogoscas së Bosnje e Hercegovinës

(Foto: (Foto: kosovahandball.info)

Trepça do të takohet me skuadër boshnjake në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që skuadra mitrovicase të përballet me Vogoscan.

Trepça si fituese e Kupës së Kosovës starton prej raundit të dytë të EHF European Cup.

Ndeshja e parë luhet në Mitrovicë më 14 apo 15 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit në Vogosca më 21 apo 22 tetor.