Trepça ka fituar Kupën e Kosovës, duke mposhtur në finale Bashkimin me rezultat 85:79.
Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Trepça dhe Bashkimi zhvilluan një përballje emocionuese, sidomos në pjesën e parë që ishte e barabartë.
Pas dy çerekëve, Trepça shkon në pushim në epërsi ndaj Bashkimit me rezultat 42-41.
Çereku u parë ishte shumë i barabartë dhe u mbyll me rezultat 24:22.
Ndërsa çereku i dytë i takoi Bashkimit që e mbylli me rezultat 19-18.
Edhe çereku i tretë shkoi i barabartë me të dy skuadrat që nuk mund të shkëputeshin.
Sammy Hunter ka shënuar në sekondën e fundit për epërsinë 63:60.
Sa i përket çerekut të fundit, ky i takoi plotësisht Trepçës që dominoi duke krijuar epërsinë e nevojshme për të marr trofeun.
Paraqitja fantastike e Wendell Green me 30 pikë nuk i ndihmoi Bashkimit, pasi që Michael Green dhe Tekele Cotton kishin nga 18 pikë te Trepça.
Mitroviasti mbrojë trofeun që e fituan edhe vitin e shkuar, ndërsa radhazi e ka fituar katër herë. /Telegrafi/