Site icon Telegrafi

Trepça fiton me përmbysje ndaj Vëllaznimit

Trepça edhe pse ishte duke humbur deri në 14 pikë, arriti që në fund të triumfojë me rezultat 63:59 (8:20, 17:17, 20:14, 18:8), në javën e 24-t të ProCredit Superligës.

Ndeshjen në mënyrë të përkryer e nisën kuqezinjtë, që ishin në epërsi nga fillimi, duke e fituar çerekun e parë 8:20.

Epërsia më e lartë e mysafirëve ishte 14 pikë, 8:22, ndërsa ‘Xehetarët’ arritën që të afrojnë shifrat në 23:27, por mysafirët sërish u shkëputën për të shkuar në pushim me rezultat 25:37.

Në periodën e tretë vendasit ishin për një nuancë më të mirë 20:14, derisa me lojë edhe më të mirë vazhduan në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar për të triumfuar 63:59.

Drilon Hajrizi kishte 14 pikë e nëntë kërcime te vendasit, derisa Arian Azemi te mysafirët u dallua me 17 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Pas 24 ndeshjeve, Trepça ka 16 fitore e tetë humbje, derisa Vëllaznimi 11 fitore e 13 humbje./Telegrafi/

Exit mobile version