Vetëm për vajzat krenare dhe të guximshme
Stella Sironen, grimere nga Finlanda, ka publikuar fotografinë e dukjes së vet, ndërkaq vetullat i ka bërë që të rikujtojnë pendlat e zogjve.
Pasi që ka marrë numër të madh komentesh, ka sqaruar që vetullave u ka dhënë këtë formë si për shaka dhe ka shkruar se si dukjen e tillë ka arritur me ndihmën e ngjitësit të zakonshëm.
Përdorueset e Instagramit e kanë kuptuar seriozisht këtë deklaratë dhe përnjëherë pa u hamendur të gjitha vajzat kanë filluar ta praktikojnë këtë trend, transmeton Telegrafi.
Ky trend ka vërshuar Instagramin.
Reagimet dhe komentimet janë të ndara, disa janë tërësisht të kënaqur, derisa të tjerët thonë se si ky është trendi më i keq që kanë parë deri tani.
Disa femra i duan vetullat të cilat ngjajnë me pendlat, ndërkaq disa nuk mund ta marrin me mend këtë trend.
Po ju, çfarë mendoni për këtë? /Telegrafi/