Site icon Telegrafi

Trendi i fundit në dekorimin e shtëpisë: Një kombinim i papritur i dy ngjyrave i ngazëlleu të gjithë!

Në vitin 2021, u prezantua një trend dhe drejtim i ri në dekorimin e shtëpisë, dhe fjala është për një kombinim magjik të dy ngjyrave shumë të ngjashme

Ne e kemi ditur që ato shkonin mirë së bashku si detaje, por nuk e kemi ditur që gjithçka mund të marrë përmasa më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Një kombinim që pushton shtëpitë

Fjala është për një kombinim të ngjyrave jeshil dhe të kaltër.

E kaltra është njëra nga tri ngjyrat themelore, përveç së verdhës dhe së kuqes, ndërsa jeshilja është derivati i saj, sepse është pasojë e përzierjes së të kaltrës dhe të verdhës.

Kur shikojmë gjëra të tilla, këto dy ngjyra shkojnë së bashku dhe e plotësojnë njëra -tjetrën.

Disenjatorët e enterierit kanë propozime dhe tingëllojnë goxha të guximshme.

Ju mund t’i kombinoni në atë mënyrë që muret të jenë të kaltra me mbështetjen e ngjyrës së gjelbër në formën e një qilimi ose divani më të madh.

Pra, pranë mureve të kaltër, sipas trendit më të fundit, janë perdet jeshile.

Mos e teproni me ngjyrat

Kur kombinohen, tonet më të rëndësishme janë këto dy ngjyra. Assesi nuk duhet të përzieni të kaltrën e ndritshme dhe jeshilen, por gjithmonë zgjidhni nuanca më të lehta ose mund të kombinoni të kaltrën e ndritshme dhe të katrën më të dobët, dhe anasjelltas.

Nuancat e ngjyrës së gjelbër që janë në trend: smerald, ulliri, shkumë deti, jeshile mat. Nuancat e kaltër që janë në trend: e kaltra marinari, e kaltra indigo, blu mat, blu e kaltër, blu azure.

/Telegrafi/

Exit mobile version