Kur bëhet fjalë për thonjtë, gjithmonë kërkohet diçka e re, diçka më ndryshe, diçka më në trend. Zakonisht thonjtë nuk konsiderohen të përfshirë me të madhe në trend, por së fundmi kjo ka ndryshuar në mënyrë drastike.
Sikurse edhe pjesa tjetër e dukjes, nga veshjet e deri te këpucët, aksesorët dhe grimi apo flokët, edhe thonjtë janë pjesë esenciale e kompletimit të dukjes.
Në vijim ju prezantojmë trendin vjeshtë/dimër 2016-2017, të trendit të thonjve.
Më i errëti nga shkëlqimet e errëta
Sikurse disa trendë të errët të buzëve, edhe thonjtë po ashtu po vërejnë një rishikim gotik, duke i dhuruar më shumë efekt më të fortë. Të gjithë po i shohim shkëlqimin me ngjyrë të zezë, të errët dhe të hirtë, disa shkëlqime vjollcë të errët dhe nuanca të tjera të zeza. Shkëlqimi i zi i thonjve shpeshherë përdoret edhe si bazë. Përfundimisht, thonjtë e errët me shkëlqim të errët kanë efektin e tyre, e më pas, nëse shtoni disa perla me shkëlqim me prapavijë me ngjyrë të zezë pa shkëlqim janë diçka e paparë.
Copëzat e argjendta
Ishte trend i madh për pranverë, ndërsa që do të bëjë më të mirën edhe për sezonin vjeshtë/dimër 2016-2017. Shtesat e argjendta nëpër koleksione janë shikuar si një e veçantë për të ardhmen, ku në fakt gjithçka pritet nga ngjyra metalike. Të gjithë thonjtë e argjendtë për vjeshtën 2016 janë për t’u adhuruar, në konsiderim me atë që shohim te “Creatures of the Wind”. Thonjtë e shkurtër janë përtej tërheqëses, përderisa shtresat e arta në gjysmë hënën e thoit vështirë s mund të injorohen. E argjendta e errët me duke kromi ishte vërejtur te Jill Stuart, duke i dhënë një prekje prej rebeles.
Zbukurimet me “Swarovski & Rhinestone”
Nuancat me shkëlqim dhe të ndritshme janë të këndshme, por është pikërisht ajo shtesa nga kristalet e “Swarovski” që e shtojnë luksin në thonj. Ky dizajn i thjeshtë i manikyrit nuk është aq i rëndësishëm sa është ekzistenca e kristaleve vetvetiu. “Libertine” sjell shkëlqimin me zbukurimet prej kristalit japin dukje të mahnitshme thoit, derisa gjithë sytë do t’ju ngulen nga të tjerët.
Manikyri me xixëllim është miku juaj më i mirë
Ahhh… xixat janë gjithkund! Për të gjitha shkëlqimet dhe xixëllimat e vitit 2016, ato janë kudo, duke filluar nga këpucët e deri te çantat, në veshje, por edhe në thonj. Në pranverë ishte një top-trend, ndërsa që tani me të madhe po vjen edhe për vjeshtë. Mund të kënaqemi me thonj me shkëlqim për vjeshtë, në stil jo edhe aq francez.
Shtoni grafikën e viteve të nëntëdhjeta në thonj
Kujtoni stilet “funky” të thonjve nga vitet nëntëdhjeta? E tëra kishte të bënte me kombinimet dhe dizajnet e çmendura, vizatimet, me ngjyra, flamuj, animacione dhe vizatime. Vitet e nëntëdhjeta ishin me të vërtetë interesante për sa i përket departamentit të thonjve, diçka që disa disenjatorë po provojnë ta kthejnë edhe për këtë vjeshtë. Gjysmëhënat në majë të thoit flasin për volumin. Nëse dëshironi diçka të çuditshme dhe të dashur, duhet të provoni detajin me buzëkuq të kuq të Rachel Antonoff me këshillën e zezë franceze.
Shtoni disa linja
Trendët e pranverës 2016 janë me linja përreth thonjve po ashtu, derisa ky trend me linja do të vazhdojë edhe në vjeshtë dhe dimër. Kjo sidomos është normale për ta gjetur obsesionin me linjat e veshjeve, po ashtu janë të thjeshta, por kanë efekt të madh. Minimalja zakonisht shfaq efektin maksimal, që ishte parë edhe te “Delpozo” me prapavija të qarta dhe linja të thjeshta poshtë në qendër. Një linjë e vetme me mbuloja të arta, krijojnë një dukje të sofistikuar te secila femër.
Tonet e dyfishta të manikyrit
Përderisa një llak thoi me një ngjyrë përfundon dukjen e thoit, që duket e vetmuar, duke shtuar edhe një shtresë të dytë është diçka që dhuron bukurinë. Mund të kenë një joshje metalike për të ardhmen sikurse te “Creatures of the Wind”, baza prej kromit e shkrirë me nuanca të arta, që vërehet shpesh te ylli Rihanna. Ky manikyr është shumë “cool”, duke përdorur ngjyra të ndryshme.