Newcastle United është lidhur me disa lojtarë të Serie A në afatin kalimtar të janarit, por tre prej tyre tashmë kanë refuzuar një transferim në St. James’ Park.
Klubi anglez ka pothuajse një buxhet të pakufizuar transferimesh, por po përpiqen të bindin emra të mëdhenj që t’i bashkohen klubit.
Disa lojtarë të Serie A janë lidhur me një lëvizje te Newcastle në afatin kalimtar të janarit, nga Stefan de Vrij te Marcelo Brozovic, nga Andrea Belotti dhe Gleison Bremer te Robin Gosens dhe Duvan Zapata.
Megjithatë, askush nuk ka dhënë ende dritën jeshile për të kaluar në St. James’ Park, përcjell Telegrafi.
Football Italia ka hedh një vështrim tek ata që tashmë kanë refuzuar të bashkohen me klubin që është blerë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) për 305 milionë funte.
Marcelo Brozovic
Ylli i Interit sheh se kontrata e tij skadon në fund të sezonit, por Nerazzurrët kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub dhe së shpejti pritet një njoftim.
Brozovic do të nënshkruajë një marrëveshje prej 6.5 milionë eurosh plus bonuse dhe sipas La Gazzetta dello Sport, ai ka refuzuar një ofertë më të lartë nga Newcastle.
Thuhet se ‘Magpies’ kishin vendosur në tryezë një marrëveshje të re prej tetë milionë euro në vit, por Brozovic informoi ekipin e Ligës Premier se ai dëshiron të ‘luajë në një nivel të lartë’.
Aaron Ramsey
Reprezentuesi i Uellsit po kërkon një rrugë shpëtimi nga Juventusi, ku ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
Ish-ylli i Arsenalit e sheh që kontrata e tij aktuale të skadojë në qershor të 2023 dhe thuhet se ka refuzuar ofertat nga Newcastle, Wolves dhe Burnley.
Ramsey është ndër fituesit më të lartë të Juventusit në Torino me një pagë shtatë milionë euro në vit me agjentët e tij që marrin 2.8 milionë euro në vit nga Juve.
Sipas Calciomercato.com, Ramsey gjithashtu shpërfilli Newcastle nga frika se mund të bien nga kategoria këtë sezon.
Andrea Belotti
I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, kapiteni i Torinos, Andrea Belotti nuk është i bindur nga Newctastle dhe është duke pritur për një telefonatë nga një klub më i madh gjatë javëve të ardhshme.
Italiani ka të drejtë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate duke qenë se marrëveshja e tij aktuale me klubin Granata skadon më 30 qershor.
Belotti është lidhur me një kalim te Milani dhe besohet se ai synon të qëndrojë në Serie A.
Yjet tjera
Newcastle nuk po heq dorë nga ndjekja e tyre për yjet e Serie A, por Torino thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro për Bremerin, ndërsa Atalanta aktualisht nuk është i gatshëm të shesë Robin Gosens dhe Duvan Zapata, por mund të ndryshojë mendje nëse klubi i Ligës Premier ngrit ofertën e tyre.
/Telegrafi/