Tre persona u vranë dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën të premten kur një person hapi zjarr në dy shkolla në shtetin brazilian të Espirito Santo, tha policia lokale.
Sulmet ndodhën rreth orës 10 të mëngjesit me kohë lokale në qytetin e vogël të Aracruz, që ndodhet rreth 80 kilometra në veri të kryeqytetit të shtetit Vitoria, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët thanë se një adoleshent i paidentifikuar me veshje ushtarake kishte hapur zjarr në dy shkolla, një private dhe një publike, dhe ende u raportua i arratisur.
Policia lokale tha se fillimisht dyshoi se sulmuesi ishte një nxënës në një nga shkollat e sulmuara, por kreu i sigurisë publike të Espirito Santo, Marcio Celante tha për media se një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar.
BREAKING: #BNNBrazil Reports.
A gunman invaded two schools in the Aracruz city, Espírito Santo state, this Friday morning and shot at students and teachers. The attack left at least three dead and eight injured. Witnesses said they heard gunshots and the suspect fled. #Brazil pic.twitter.com/dD6sRyHrKP
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) November 25, 2022
Zyra e Sigurisë Publike tha në një deklaratë se policia dhe punonjësit e shpëtimit po kujdeseshin për të plagosurit derisa po vazhdonin kërkimin për sulmuesin.
Një person i plagosur duhej të dërgohej me helikopter në Serra, një qytet më i madh që ndodhet rreth 60 kilometra në jug të Aracruz.
Guvernatori i Espirito Santo, Renato Casagrande shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe tha se të gjitha forcat lokale të sigurisë ishin angazhuar në hetim.
Presidenti i sapozgjedhur Luiz Inacio Lula da Silva e quajti atë një “tragjedi absurde”. /Telegrafi/