Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Novolan të Vushtrrisë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 19:30 është raportuar se në fshatin Novolan të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai. /Telegrafi/