Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë patur tre shtrëngime të çuditshme të duarve gjatë takimit të tyre të djeshëm në Uashington, ku dyshja diskutuan për mundësinë që t’i jepet fund luftës në Ukrainë që e filloi Rusia tre vite më parë.
Shtrëngimi i duarve të dyshes ndër vite është filmuar dhe është bërë viral, ku pamjet e vitit 2017 i shfaq liderët duke mbajtur duart e shtrënguar për 29 sekonda, transmeton Telegrafi.
Takimi i parë jashtë Shtëpisë së Bardhë për një konferencë shtypi, Trump dhe Macron i mbajtën duart e shtrënguara për 12 sekonda.
Momenti i dytë ishte brenda Zyrës Ovale, ku presidenti amerikan qëndronte ulur pranë liderit francez dhe ia mbajti dorën në këmbë – ku menjëherë reagoi edhe Macron duke ia shtrënguar.
Shtrëngimi i tretë i duarve ndodhi po të njëjtën ditë gjatë konferencës – e Trump në mënyrë të çuditshme ia “sill” dorën dhe qëndrojnë përballë gazetarëve. /Telegrafi/