Al Jazeera raporton se tre të dyshuar thuhet se u përfshin në shpërthimin e së dielës në Stamboll, prej të cilëve, një grua dhe dy burra
Presidenti Recep Tayyip Erdogan “përmendi se i dyshuari kryesor (në incident) është një femër”, thotë gazetarja e Al Jazeera-s, Sinem Koseoglu, e cila raportoi nga rruga Istiklal afër sheshit Taksim ku ndodhi shpërthimi.
Koseoglu shtoi se zyrtarët besojnë se ajo është anëtare e Partisë – së jashtëligjshme – të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), transmeton Telegrafi.
Sipas saj e dyshuara thuhet se lëshoi një çantë me eksplozivë në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua.
“Nga burimet e mia mësova se dy të dyshuarit e tjerë janë dy djem shumë të rinj që kanë lindur pas vitit 2000”, u shpreh Koseoglu.
Ndryshe, nga sulmi i së dielës në sheshin Taksim të Stambollit kanë mbetur të vdekur gjashtë persona dhe 81 të tjerë janë lënduar. /Telegrafi/