Federico Fazio, Lorenzo Pellegrini dhe Davide Santon kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19.
Ish-futbollisti i Tottenham Hotspur ishte në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Genoas, Pellegrini startoi, kurse Santon ishte i lënduar.
Mesfushori italian njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte simptoma dhe se ka rezultuar pozitiv.
Kapiteni i Romës, Edin Dzeko, doli pozitiv në testimet e kryera në javën e kaluar, së bashku me portierin e të rinjve, Pietro Boer.
Amadou Diawara dhe Riccardo Calafiori vazhdojnë të jenë pozitivë, megjithatë i kanë filluar stërvitjet individuale. /Telegrafi/