Nënshkrimet e reja Alvaro Morata dhe Youssouf Fofana, së bashku me Mike Maignan, mund të jenë lojtarët e radhës që do të mbajnë shiritin e kapitenit të Milanit në ndeshjen e ardhshme, pasi trajneri Paulo Fonseca përpiqet të ndërtojë një ‘lidership të përbashkët’ në ekipin e tij.
Davide Calabria, Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Fikayo Tomori janë zgjedhur të gjithë si kapiten të paktën një herë gjatë kësaj hapësire të sezonit, por siç shpjegoi trajneri kuqezi para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen, ai beson se Milani ka të paktën pesë opsione të mundshme për kapitenin.
Theo Hernandez u zgjodh si kapiten i Milanit në ndeshjen e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve në Bayer Leverkusen, një punë që ai e kishte bërë edhe kundër Venezias dhe rivalëve të qytetit Interit në Serie A.
Calabria gjithashtu ishte kapiten i Milanin tre herë këtë sezon, me Tomorin dhe Leaon që e kanë mbajtur nga një herë shiritin, përkatësisht kundër Lazios dhe Lecces.
Sipas La Gazzetta dello Sport , Fonseca është i gatshëm të zgjerojë një listë të tillë emrash në ndeshjet e ardhshme, pasi portieri Mike Maignan dhe nënshkrimet e reja Alvaro Morata dhe Youssouf Fofana konsiderohen të gjithë kandidatë idealë.
ky medium raporton se Maignan konsiderohet një ‘lider natyral’ dhe do të përfshihet në rotacionet e Fonsecas, ndërsa ‘eksperienca’ dhe ‘prirja për punë dhe sakrificë’ e Moratas e bëjnë atë gjithashtu një zgjedhje të përsosur për kapiten.
Pavarësisht moshës së tij më të re, Fofana mund të zgjidhet kapiten si një lojtar që është gjithmonë në qendër të mesfushës.
Kuqezinjtë morën dy nga tre fitoret e tyre sezonale deri më tani me Theo Hernandez që mbante shiritin në krah, kundër Venezias dhe Interit, ndërsa Leao ishte kapiten i kuqezinjve gjatë fitores së tyre 3-0 ndaj Lecces. /Telegrafi/