Tre shqiptarë nga Kosova humbën jetën në një aksident në Luksemburg
5:"Kemal
02/09/2025
Tre shtetas të Kosovës janë në mesin e pesë viktimave që humbën jetën në një aksident komunikacioni në Luksemburg.
Familjarët kanë bërë publike fotografitë e tre të ndjerëve, të cilët janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.
Sipas njoftimit të familjarëve, aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 17:00.
“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg aksidentalisht humbën jetën tre engjëjt Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati. Allahu i shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar një nga të afërmit e viktimave.
Autoritetet e Luksemburgut ende nuk kanë dhënë detaje të plota rreth rrethanave të aksidentit./Telegrafi/


