Karriera e Mesut Ozil përfundoi një vit e gjysmë më parë dhe kampioni i botës e medalisti i bronztë nga kampionati botëror me Gjermaninë ka kohë që i është përkushtuar palestrës.
Se ku e ka sjellë ajo punë shihet në videon e publikuar nga trajneri i tij privat, Alper Aksaç.
Ozil pëlqen t’i mbajë të informuar ndjekësit në Instagram për zhvillimet e gjërat që ndodhin, andaj poston rregullisht imazhe të fizikut të tij të formësuar.
Së fundmi, ka bërë sërish një foto me këmishën lart dhe me një buzëqeshje në fytyrë duke i habitur fansat e tij.
Kujtojmë se karrierën e ndërtoi duke luajtur për Schalke-n dhe Werder-in, si dhe ishte lojtar i Real Madridit për tre vjet e i Arsenalit për tetë vjet.
Para se të përfundonte karrierën, luajti në Turqi për Fenerbahçen dhe Basaksehirin.
I njëjti shquhej për shpejtësi, por tani duket krejtësisht ndryshe – më i madh dhe më muskuloz. /Telegrafi/