Çifti i shumë përfolur mediatik, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i dhanë dje (e diel), fund beqarisë së tyre.
Në një dasmë me mbi 300 të ftuar, në mesin e të cilëve nuk munguan shumë personazhe VIP, Marina dhe Geti dhanë betimin e tyre se do jenë përherë bashkë.
Marina ishte ajo e cila mori vëmendje me dukjen e saj në fustanin e bardhë, gjersa jo më pak vezulluese dukej edhe Luana, e cila po përcillte të motrën.
Që të dy bukuroshet u transformuan dy herë gjatë dasmës .
Marina, fillimisht kishte veshur një vello të bardhë pak më të ngushtuar dhe me flokë të lëshuara.
Gjersa vetëm pak orë më vonë, Marina ndërroi vellon duke e zëvendësuar me një tjetër më të hapur, gjersa modeli i flokëve kësaj radhe, ishte i kapur lart.
Luana Vjollca gjatë ceremonisë së betimit, kishte veshur një fustan të gjatë dhe plot shkëlqim, teksa më vonë në një model pak më ndryshe dhe më të demoluar, ajo u shfaq me një fustan tjetër më transparent, që kësaj radhe vinte në pah linjat e saj.
Ndryshe, për dukjen e dy motrave bukuroshe është kujdesur stilistja e njohur nga Kosova, Blerina Kllokoqi – Rugova. /Telegrafi/