Telegrafi

Trajneri i yllit të Kosovës shihet si favorit për të marrë drejtimin e Milanit

Trajneri portugez, Paulo Fonseca, mund të marrë drejtimin e Milanit pasi të largohet nga Lille.

Rossonerët janë në kërkim të një trajneri të ri pasi Stefano Pioli do të largohet pas përfundimit të sezonit 2023/24.

Shumë emra të njohur trajnerësh si Thiago Motta, Julen Lopetegui, Mark van Bommel dhe Sergio Conceicao janë lidhur me stolin kuqezi.

Megjithatë, mediat italiane tashmë kanë raportuar për një emër favorit për të marrë drejtimin e Milanit nga sezoni 2024/25.

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, trajneri i Lille, Fonseca shihet si favorit për të marrë ekipin nga korriku, kur Pioli të largohet pas pesë vitesh.

Përgjigja e trajnerit të yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, pritet të vijë në javën e ardhshme pasi kjo javë është vendimtare për të ardhmen evropiane të Lille. /Telegrafi/