Gjithnjë e më shumë po ka lajme se ky sezon mund të jetë i fundit i Carlo Ancelottit në krye të Real Madridit dhe largimin e tij mund ta shkaktojë fakti nëse ai nuk fiton asnjë trofe mes Ligës së Kampionëve, La Ligas apo Kupës së Mbretit në fund të sezonit.
Nëse Real Madridi nuk arrin të fitojë ndonjë nga këto gara, ai do të largohet nga klubi pavarësisht kontratës së tij që përfundon sezonin e ardhshëm.
Sipas shumë mediave, pasardhësi i tij në klub duhet të ishte Xabi Alonso, i cili aktualisht drejton Bayer Leverkusenin, ndërsa ka luajtur më parë për klubi mbretëror.
Gazeta angleze Daily Mail tani po shkruan se Alonso nuk është i vetmi kandidat për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, dhe se një tjetër spanjoll është përzgjedhur për të qenë pasardhësi i Ancelottit.
Ky është Andoni Iraola, trajneri aktual i Bournemouth, i cili i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e ekipit të tij.
Bournemouth në Ligën Premier këtë sezon është në vendin e pestë falë stilit sulmues të futbollit që aplikohet nga Iraola.
Iraola kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar në Athletic Bilbao.
Si trajner ka drejtuar AEK Larnakan, Mirandes dhe po ashtu në Madrid, ka drejtuar Rayo Vallecanon. /Telegrafi/