Site icon Telegrafi

Trajneri që gjithmonë përjashtohet, e mori skuadrën për titull dhe ata tani luftojnë për mbijetesë

Walter Zenga si portieri ka qenë ndër më të mirë në botë, por si trajner ai është për të ardhur keq.

Punën e trajnerit e sheh si një tiketë “Gërvisht e fito”, dhe nuk përton të kërkojë aventura të reja.

Çdo trajner ka momente të këqija në karrierë, por Zenga ka vetëm momente të këqija, sepse kudo ku ka punuar është pushuar brenda pak muajsh nga puna.

Tani trajneri italiani është pushuar nga puna nga Wolverhampton në Angli, pas vetëm 87 ditësh dhe 14 ndeshjesh në drejtim.

Zenga gjatë prezantimit të tij te Wolves

Trajneri 56-vjeçar mori drejtimin e klubit me traditë në Angli pikërisht kur kompania kineze Fosun bleu klubin, me synimin për të bërë investime të mëdha për kthim në Ligë Premier.

Edhe pse e nisi shumë mirë në ndeshjet e para, Zenga ka dështuar në vazhdim, aq sa largohet me vetëm 4 fitore në 14 ndeshje dhe me një vend të 18-të alarmues.

Ai të njëjtën gjë e kishte provuar edhe te Sampdoria ku ishte përjashtuar pas pak muajsh. /Telegrafi/

Exit mobile version