Ronny Deila është zyrtarizuar ditë më parë si trajner i gjigantit amerikan New York City FC.
Trajneri i njohur norvegjez ka ndërprerë kontratën me Valerengan për ta marrë drejtimin e gjigantit nga MLS.
44-vjeçari merr drejtimin e skuadrës së katërt në karrierë, pasi më parë ishte edhe tek Stromsgodset, Celtic dhe Valerenga.
Edicionin e fundit Deila ishte trajner tek skuadra nga kryeqyteti norvegjez Valerenga, ku nën urdhrat e tij ishte edhe mesfushori nga Kosova, Herolind Shala.
“We’ve got a fantastic team that we really believe are ready to win. Ronny is a winner.” ? #NYCFC pic.twitter.com/YrGHnuieBL
— New York City FC (@NYCFC) January 6, 2020
27-vjeçari nga Drenasi ka qenë lojtari kryesor i Valerengas edicionin e kaluar dhe ishte pikërisht trajneri Deila arsyeja që Shala zgjodhi klubin nga kryeqyteti i Norvegjisë.
Shala luajti në pozitën e mesfushorit qendror dhe realizoi gjashtë gola e pesë asistime, duke u zgjedhur edhe në formacionin e vitit në Norvegji.
Telegrafi mëson se Herolindi mund ta ndjek trajnerin Deila edhe në SHBA, pasi marrëdhënia e tyre është jashtëzakonisht e mirë.
New York City dhe trajneri Deila kanë shprehur interesim për Shalën, por ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Evropa.
Arseyja kryesore që Shala nuk ka vendosur të luaj në SHBA është Përfaqësuesja e Kosovës, pasi mesfushori dëshiron të luaj në Evropë për të qenë më afër Kosovës.
Te New York City kanë luajtur yje të mëdha të futbollit si Andrea Pirlo, Frank Lampard e David Villa.
Kujtojmë që Shala është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës dhe ndër të preferuarit të trajnerit Bernard Challandes.
Gjithsesi mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim nëse Shala do të tundohet nga oferta amerikane, do të ndërrojë skuadër tjetër në Evropë apo do të vazhdoj te Valerenga ku shkëlqeu këtë edicion. /Telegrafi/
Go and check the stats… ? #NYCFC pic.twitter.com/eiLghIlDT6
— New York City FC (@NYCFC) January 6, 2020