Site icon Telegrafi

Trajneri i Napolit me fjalë të mëdha për Real Madridin

Rudi Garcia beson se Real Madridi ishin shumë të mençur kur zëvendësuan Karim Benzeman me Jude Bellingham, por bënë me dije se Napoli ka gjithashtu shumë opsione.

Garcia së bashku me kapitenin e ekipit Giovanni Di Lorenzo, ishin prezent para mediave të hënë për të folur rreth ndeshjes që e zhvillojnë nesër (e martë) ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Liga e Kampionëve është gara më e mirë, është një moment special për stafin e trajnerëve dhe lojtarët”, ka thënë fillimisht Garcia.

“Vetëm ta dëgjosh himnin e Ligës së Kampionëve është e mjaftueshme për t’u motivuar. Napoli duhet të luajë në Ligën e Kampionëve çdo sezon. Real Madridi ka një ekip unik, ata ende kanë të paktën dhjetë lojtarë që nga finalja e fundit që fituan kundër Liverpoolit [në 2022]”, u shpreh tekniku italian.

Duke folur rreth lojtarëve më të rrezikshëm në ekipin e Real Madrid, Garcia tha: “Ata ishin të mirë kur nënshkruan me Bellingham për të zëvendësuar Benzeman, ani pse nuk mbulojnë të njëjtë pozitë, por ata vepruan mirë gjithashtu kur nënshkruan edhe me Joselu”.

Lexo po ashtu Vjen reagimi zyrtar i Osimhen, pas ndodhive të fundit te Napoli

Ky nuk do të jetë ballafaqimi i parë mes Napolit dhe Real Madridit, pasi që këto dy skuadra janë përballur me njëra-tjetrën dy herë në vitin 2017, me Los Blancos që i ka fituar të dy ndeshjet.

Që të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet e para në grupin C. Napoli ka mposhtur Bragan në udhëtim 2-1, ndërsa Real Madridi ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Union Berlinit në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/

Exit mobile version