Site icon Telegrafi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Real Madridi ka filluar të mendojë për jetën pas Carlo Ancelottit dhe teksa Xabi Alonso është favoriti kryesor, ai nuk është opsioni i vetëm që po konsiderohet nga bordi i klubit. 

Më herët këtë javë, raportime nga Anglia bën me dije se ish-trajneri i Rayo Vallecanos, Andoni iraola, i cili momentalisht është në krye të Bournemouth, është në listën e ngushtë të Real Madridit. 

Por, nuk është vetëm Real Madridi klubi i vetëm që po monitoron situatën e spanjollit, pasi edhe Tottenhami thuhet se është i etur ta emërojë atë në stol në rast se shkarkojnë Ange Postecogloun. 

Pavarësisht thashethemeve që janë shpërndarë në media, Iraola nuk po i kushton vëmendje atyre. 

Sipas Mundo Deportivo, ai ka thënë për mediat të premten se fokusi i tij i vetëm është tek Bournemouth, por nuk i ka mohuar këto thashetheme direkt. 

“Kam qenë në këtë biznes për shumë vite si lojtar dhe si trajner dhe e di se si funksionojnë këto gjëra dhe çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo”. 

“Për mua, asgjë nuk ndryshon. Gjëja më e rëndësishme këtë javë është e nesërmja ndaj Wolves”, ka thënë Iraola. 

Iraola ka dëshmuar aftësitë e tij si trajner për disa vite me radhë tani, ani pse ka qenë ky sezon ai në të cilin spanjolli ka filluar të njihet edhe jashtë Spanjës./Telegrafi/

Exit mobile version