Trajneri i Brazilit, Tite, ka treguar 15 lojtarë që do t’i marr me vete në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
‘Seleçao’ janë kualifikuar lehtësisht për në Rusi, ndërsa Tite që tani i ka disa nga emrat për skuadrën prej 23 lojtarësh.
“Ata 11 lojtarë që kanë luajtur rregullisht e kanë të sigurt vendin”.
“Ata janë: Alisson, Dani Alves, Marquinhos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Renato Augusto, Paulinho, Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus”.
“Përveç këtyre edhe Roberto Firmino, Thiago Silva, Fernandinho dhe Willian”, ka thënë Tite.
Sipas kësaj kanë mbetur vetëm edhe tetë vende të lira te skuadra e Brazilit.
Brazili është në grup me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.
Me 14 qershor pritet që të zhvillohet ndeshja e parë hapëse për Kampionatin Botëror, mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. /Telegrafi/