Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është i lumtur që Romelu Lukakun është rikthyer dhe shpreson që ylli i Interit të jetë i aftë për të startuar kundër Kroacisë.
Lojtari i huazuar te Nerazzurët nga Chelsea bëri debutimin e tij në Katar 2022 duke ardhur nga stoli në pjesën e dytë të humbjes 2-0 kundër Marokut të dielën.
Ai ka luftuar me lëndime këtë sezon, duke bërë vetëm pesë paraqitje për gjigantët e Serie A para pushimit të Botërorit.
“Në çdo ekip, ju keni nevojë për lojtarët tuaj më me ndikim në fushë. Jemi të lumtur që kemi rikthyer Lukakun”, deklaroi Martinez për RTBF Sport.
“Sa më shumë opsione të kemi, aq më mirë. Kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore, do të shohim nëse Romelu do të mund të startojë kundër Kroacisë”.
Lukaku bëri debutimin e tij te Belgjika në mars të vitit 2010 dhe ka shënuar 68 gola në 103 ndeshje me ekipin e tij kombëtar.
Ai bëri një rikthim tronditës te Interi si huazim nga Chelsea verën e kaluar, por e ardhmja e tij në Stadio Meazza mbetet në dyshim pasi gjigantët e Serie A nuk kanë një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme në vitin 2023. /Telegrafi/
Roberto Martinez : "Oui, il y a des tensions au sein du noyau des @BelRedDevils" https://t.co/BKYJw6BiiJ
— RTBF Sport (@RTBFsport) November 28, 2022