Site icon Telegrafi

Trajneri i Al Hilal godet Neymarin, gjersa përmend Cristiano Ronaldon

Neymar Junior është ende i lënduar pas këputjes së ligamenteve dhe kohët e fundit ai ka bërë më shumë tituj jashtë fushës sesa në të.

Kjo për shkak se ai u pa mbipeshë, për shembull, gjatë udhëtimit të tij të fundit në anije turistike, pasi ai ka qenë jashtë fushës që nga tetori.

Trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus e krahasoi pasionin e Neymar me atë të CR7, por vuri në dukje se ylli portugez e bën futbollin prioritetin e tij.

Lexo po ashtu Saudi Pro League po bën ndryshimin e rregullave që do të dridh klubet evropiane

“Cristiano Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin dhe për këtë arsye e vendos atë si prioritet”, deklaroi Jorge Jesus. “Neymar ka më shumë pasion për gjëra të tjera dhe i vendos ato gjëra të tjera, që është jeta e tij private, përpara”.

“Por, si lojtar ai është i mrekullueshëm. Dhe si njeri që kalova një muaj e gjysmë me të, ai më befasoi pozitivisht në gjithçka”.

Lëndimi i Neymar i ka komplikuar gjërat për Jorge Jesus, diçka që ai nuk ngurroi ta pranonte.

Lexo po ashtu Aq sa kërkon viktima e dyshuar e sulmit seksual nga Alves, aq është i gatshëm të paguajë Neymar

“Së pari, nuk pata fare fat. Pse? Nuk kisha punuar kurrë më parë me Neymar. Kemi punuar një muaj e gjysmë, jo më shumë”, shtoi ai.

“Është diçka jashtë zakonshme, është jashtë zakonshme. Dhe kështu ne humbëm cilësinë, të paktën në sulm. Ai është një djalosh i lehtë për t’u udhëhequr, ai është një njeri shumë i mirë dhe i kuptueshëm”, ka vazhduar Jesus. /Telegrafi/

Exit mobile version