Site icon Telegrafi

Trajneri i Al-Hilal flet për nënshkrimin e Salah

Trajneri i Al-Hilal, Jorge Jesus, ka pranuar se është i interesuar për sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah.

Pa kontratë në qershor, superylli egjiptian është një objektiv i klubeve të mëdha të Superligës së Arabisë Saudite.

Jorge Jesus, trajneri i Al-Hilal, tani është i hapur për të mirëpritur Salah – por jo deri në verë.

“Mo Salah apo lojtarë të tjerë të mëdhenj nuk do të bashkohen këtë dimër, por ndoshta për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Jesus.

Lexo po ashtu Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në "klubin e ri"

Al-Hilal dëshiron të nënshkruajë me Salah si zëvendësues për Neymar Jr, kontrata e të cilit skadon në verë.

Ylli brazilian mund të largohet nga klubi saudit që në fillim të këtij muaji.

Disa klube të MLS, përfshirë Chicago Fire, po e ndjekin 32-vjeçarin për një transferim këtë dimër. /Telegrafi/

Exit mobile version