Është krejt normale që kemi rënë dakord ta pranojmë, duke qenë se në Kuvend ka kaluar një ligj i posaçëm dhe janë dhënë shumë para për “Bechtel dhe Enka”, thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski,
“Ne hymë në një detyrim financiar dhe menduam se do të ishte më mirë të rishikonim nëse mund ta vendosim projektin në korsinë e shpejtë, të mos paguajmë penalitete, të punësojmë “Bechtel dhe Enka” me të gjitha makineritë e tyre për të përfunduar këtë projekt dhe rezultatet janë të dukshme në tre muajt e fundit”, tha Trajanovski në “360 gradë” për pranimin befasues nga OBRM-PDUKM të kontratës me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d, pasi opozita kishte qenë më parë kritike ndaj marrëveshjes dhe mënyrës së nënshkrimit të saj.
Trajanovski thotë se ky projekt është ndër më të rëndësishmit në vend dhe kritikat ndaj qeverisë aktuale, e më pas opozitës, kanë qenë në disa baza – që nga fakti që asnjë bankë nuk qëndron pas kësaj kontrate, deri te pagesa e penalitete ndaj “Bechtel dhe Enka” për shkak se qeveria e mëparshme nuk respektoi afatin gjashtëmujor për realizimin e detyrimeve të marra nga shteti, si shpronësimi dhe çminimi./Telegrafi/