Një nigerian është vrarë nga shoku i tij në Mumbai, pas një zënke mes tyre se cili lojtar është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.
Policia ka njoftuar se Obinna Michael Durumchukwa (34 vjeç) ishte duke festuar ditëlindjen me shokun e tij Nwabu Chukwuma (22 vjeçar), kur filloi zënka për dy superyjet e futbollit botëror.
Sipas raportit, Durumchukwa ka hedhur një gotë në drejtim të Chukwumas, por ai është larguar dhe gota është përplasur në mur dhe është thyer.
Pastaj, 22-vjeçari e ka marrë një xham nga gota e thyer dhe ia ka prerë fytin shokut të tij.
Chukwuma është arrestuar edhe akuzohet për vrasje. /Telegrafi/