Gruaja e një fermeri milioner dhe dashnori i saj u gjetën dje fajtorë për vrasjen e tij pasi shkëmbyen mesazhe të frikshme për bërjen e dashurisë në gjakun e viktimës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angela Taylor dhe Paul Cannon të fiksuar pas seksit kanë shkruar 28,000 mesazhe në WhatsApp njëri-tjetrit gjatë 148 ditëve ndërsa komplotuan vrasjen e cila ishte “e ushqyer nga helmi, urrejtja dhe lakmia”.
William ‘Bill’ Taylor, pronari i një pasurie të gjerë bujqësore në Hertfordshire, u zhduk disa ditë para ditëlindjes së tij të 70-të në qershorin e vitit të kaluar.
Tetë muaj më vonë, në shkurt, një peshkatar gjeti trupin e tij të dekompozuar në një breg lumi jashtë Gosmore, Hitchin.
Trupi u dekompozua aq shumë sa përcaktimi i një shkaku të vdekjes ishte i pamundur.
Gruaja e z. Taylor, Angela, 53 vjeçe dhe i dashuri i saj Paul Cannon, 54 vjeç, për të cilën thuhet se kishin një ‘urrejtje helmuese’ për z. Taylor, u akuzuan për vrasjen e tij.
Gjyqi u tha që kishte mungesë të provave mjekoligjore, por aty u lexuan tekste që të dy vrasësit shkëmbyen në ndërtimin e vrasjes.
Vrasësit i dërguan 28,000 mesazhe njëri-tjetrit në mbi 148 ditë, duke besuar se mesazhet e tyre në WhatsApp ishin të sigurta dhe nuk mund të lexoheshin.
Cannon i kishte fshirë ato, por një oficer policie i gjeti të ruajtur në memorien e iPhone.
Gruaja dhe viktima ishin takuar në vitin 1992 dhe ishin martuar në vitin 1997 dhe kishin tre fëmijë – por së fundmi gruaja kishte kërkuar divorcin.
Ajo filloi një marrëdhënie me Cannon, një punëtor ferme, në fund të vitit 2017 ndërsa ai po jetonte pa qira në një pronë të burrit të saj. /Telegrafi/