Skuadra turke, Trabzonspor ka marrë një vendim jashtëzakonisht befasues, tani kur janë pushimet e kampionateve për shkak të aktiviteteve të përfaqësueseve në Ligën e Kombeve, njofton Telegrafi.
Skuadra turke ka bërë me dije se katër lojtarë standardë të ekipit të parë janë larguar nga ekipi i parë dhe janë transferuar për të punuar veçmas në periudhën e ardhshme.
Në mesin e tyre është edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi. Vërtet befasuese, nëse e kemi parasysh se Enis Bardhi ishte një nga futbollistët më të mirë në formacionin e Trabzonit muajin e kaluar, edhe pse dukej qartë se, për arsye të panjohura, ai nuk ishte i preferuar nga të trajnerit Shenol Gunesh.
Njoftimi i Trabzonit është shumë qesharak, duke thënë se arsyet e largimit synojnë përmirësimin e performancës së tyre individuale.
“Si rezultat i takimit mes presidentit Ertugrul Dogan, zëvendëspresidentit Zeyat Kafkas dhe trajnerit Shenol Gunesh, është vendosur që futbollistët tanë Mislav Orsiç, Stefano Dansvil, Enis Bardhi dhe Umut Bozok të stërviten veçmas për të përmirësuar performancën e tyre”, kanë njoftuar nga klubi.
Bardhi i cili është me Trabzonspor që nga viti 2022, këtë sezon ka gjithsej 13 paraqitje në të gjitha garat për ekipin, tetë prej tyre në kampionatin turk, dy në kualifikueset e Ligës së Konferencës dhe tre në kualifikueset e Ligës së Evropës.
Enis Bardhi tani më është në Shkup dhe nuk dihet nëse në afatin kalimtar do të kërkojë ekip tjetër apo do të vazhdojë të luaj me Trabzonin, për këtë mbetet të shihet edhe pse ka kohë që përflitet për nja largim të tij të mundshëm në tjetër destinacion. /Telegrafi/