Site icon Telegrafi

Toyota do të investojë rreth 5.3 miliardë euro në Japoni dhe SHBA për prodhimin e baterive për veturat elektrike

Toyota do të investojë 730 miliardë jen (rreth 5.3 miliardë euro) në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara për të rritur prodhimin e baterive për automjetet elektrike (EV), tha të mërkurën prodhuesi japonez i automjeteve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhimi do të fillojë midis 2024 dhe 2026 me një investim që synon të rrisë kapacitetin e prodhimit të baterive në të dy vendet.

Prodhuesi i makinave do të investojë rreth 400 miliardë jen në fabrikat e Toyota-s dhe Prime Planet Energy & Solutions Co., një ndërmarrje e përbashkët me Panasonic Holdings Corp, fabrikë në qytetin perëndimor japonez të Himeji.

Në SHBA, rreth 325 miliardë jen do të investohen në Toyota Battery Manufacturing në Karolinën e Veriut.

Prodhuesit e automjeteve në mbarë botën po shpenzojnë miliarda dollarë për të rritur prodhimin e baterive dhe automjeteve elektrike përballë rregulloreve më të ashpra mjedisore. /Telegrafi/

Exit mobile version