Toyota aktualisht ofron vetëm katër modele me transmision manual: GR86, GR Supra, GR Corolla dhe Tacoma.
Hipotetikisht mund të ketë një model të pestë manual në 4Runner të ridizajnuar, i cili ndan bazën e tij me Tacoma.
Por Toyota thotë se nuk ka interes të mjaftueshëm të klientëve për të justifikuar ndërtimin dhe shitjen e një 4Runner manual, përcjell Telegrafi.
Në një bisedë me Car and Driver, një zëdhënës i Toyotas konfirmoi se kompania mund të inxhinieronte dhe ofronte një 4Runner me tre pedale, por “nuk ka pasur ndonjë kërkesë të fortë të klientëve për të”. /Telegrafi/