Site icon Telegrafi

Tottenhami njofton Milanin me çmimin e mbrojtësit Aurier

Milani thuhet se e do transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Serge Aurier, ndërsa tashmë klubi i tij Tottenham Hotspur e ka njoftuar me çmimin.

Sipas gazetës Tuttosport, kuqezinjtë janë seriozisht të interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, por çmimi i kërkuar nga Spurs deri më tani ka ndaluar zhvillimin e bisedimeve.

Klubi londinez thuhet se dëshiron 23 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili ka luajtur 33 herë në sezonin 2019/20 në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Milani planifikon shitjen e një lojtari për ta transferuar Aurier

Tottenhami pagoi 25 milionë euro kur Aurier arriti nga Paris Saint-Germain në gusht të vitit 2017 dhe kontrata e tij skadon në qershor të 2022.

Milani nuk është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar dhe mund të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e PSV Eindhoven, Denzel Dumfries, në vend të kësaj.

Por çmimi i kërkuar prej 18 milionë eurosh për mbrojtësin holandez siguron një pengesë të ngjashme për Rossonerët. /Telegrafi/

Exit mobile version