Tottenham Hotspur po synon transferimin e një mbrojtësi të krahut të djathtë në afatin kalimtar pas largimit të Kieran Trippier, ndërsa alternativat i sheh në Serie A.
Trippier u bashkua me Atletico Madrid të mërkurën pas një marrëveshje me vlerë 20 milionë funte apo 22.14 milionë euro.
Ky largim i mbrojtësit anglez i ka lënë Tottenhamin të mangët në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe tani drejtuesit po shikojnë alternativa.
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Tottenham po e konsideron mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj dhe italianin Alessandro Florenzi si pasues të Trippier.
Hysaj i Napolit dhe Florenzi i Romës po synohen të mbushin largimin e Trippier dhe të dy mund të sillen për çmimin e njëjtë të largimit të anglezit. /Telegrafi/