Fermin Lopez ka përjetuar 15 muajt më të mirë në jetën e tij. Verën e kaluar, ai u promovua në ekipin e parë të Barcelonës pas paraqitjeve fantastike në parasezon dhe në sezonin e tij të parë në futbollin profesionist, ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ekipin e Xavit.
Këtë vit ai është përmirësuar edhe më shumë, duke ndihmuar Spanjën të fitojë Euro 2024 ndërsa luajti rol kyç edhe në fitimin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike 2024.
Këtë sezon Fermin ka bërë tri paraqitje për Barcelonën si zëvendësues, megjithatë ai ka mundur të mos ketë qenë fare pjesë e tyre.
Së fundmi është raportuar se Tottenhami kishte bërë përpjekje që të nënshkruante me mesfushorin spanjoll gjatë verës, por që u refuzuan nga klubi dhe lojtari.
Siç ka raportuar Relevo, Barcelona dhe Fermin ishin të etur që të vazhdonin tutje bashkëpunimin e tyre.
Krahas kësaj, Barcelona tashmë është duke punuar për t’i ofruar një kontratë të re 21-vjeçarit, e cila do të ishte më se e merituar.
Fermin momentalisht nuk është në dispozicion të Hansi Flick për shkak të një lëndimi që ka pësuar gjatë pauzës me kombëtare, por pritet që të rikthehet brenda disa javëve./Telegrafi/