Telegrafi

Tottenham 1-1 Man Utd, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë golashënuesit e ndeshjes

Bruno Fernandes . (Photo by Matt Childs/ Pool via Getty Images)

Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë luajtur baraz në derbin e javës së 30-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat e mëdha angleze kanë barazuar 1-1, rezultat që më shumë i konvenon Djajve të Kuq.

Steven Bergwijn kaloi vendasit në epërsi në pjesën e parë, teksa mesfushori Bruno Fernandes barazoi gjithçka në minutën e 81-të nga penalltia.

Steven Bergwijn . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Pikërisht dy shënuesit e kësaj sfide Bergwijn (7,7) dhe Fernandes (7,8) ishin lojtarët me notat më të larta në këtë takim.

Tottenham Hotspur – Manchester United. (Photo by Matt Childs/ Pool via Getty Images)

Tek vendasit me lojë të mirë u dalluan edhe Heung-Min Son, Erik Lamela dhe portieri Hugo Lloris.

Në anën tjetër te Djajtë e Kuq me paraqitje të mirë u dalluan edhe Harry Maguire, Luke Shaw, McTominay dhe Paul Pogba. /Telegrafi/