Telegrafi

Toshkovski: Nuk është plagosur kryetari i komunës së Haraçinës

Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski në deklaratë për TV21 tha se nuk është e vërtet që nga të shtënat me armë në Haraçinë është plagosur kryetari i komunës, Ridvan Ibrahimi. Toshkovski thotë se është plagosur shoferi i tij, dhe një i punësuar tjetër në komunë.

“Sipas informacioneve që i kam deri tani, nuk është e vërtet që është plagosur kryetari i komunës. Është e saktë që janë plagosur dy persona, njëri është shofer i kryetarit të komunës, tjetri është i punësuar në komunë”, tha Toshkovski.

Lexo po ashtu Detajet e para nga incidenti me armë zjarri në Haraçinë