Site icon Telegrafi

Tortë me keks dhe gjalpë dhe tri lloje pudingësh: Deserti më i butë dhe më i shijshëm pa e pjekur!

Të gjitha amvisat dhe adhurueset e biskotave, me këtë recetë do të gatuajnë tortën e ëndrrave

Përbërësit:

– 1 kg biskota me gjalpë;
– 1,2 l qumësht;
– 1 paketim pluhur për puding me shije banane;
– 1 paketim pluhur për puding me shije vaniljeje;
– 1 paketim pluhur për puding me shije ajke (apo karameleje);
– 120 g sheqer;
– 200 ml ajkë të ëmbël.

Përgatitja:

Qitni të gjitha llojet e pudingëve në enë të ndara për zierje, sipas udhëzimeve të paketimeve.

Mbuloni kallëpin për pjekje me biskota gjalpi.

Radhisni tortën nga biskotat dhe pudingët në atë mënyrë që më parë të përhapni pudingun në bazën e biskotave të shtruara, dhe sërish vendosni biskota mbi to.

Përsëriteni procedurën tri herë me tri llojet e ndryshme të pudingëve (sipas radhës: pudingu i bananes… pudingu i ajkës/karameles).

Kënaquni, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version