Ajo që e bën kaq të veçantë këtë tortë është ekuilibri i përsosur i reçelit të çokollatës dhe kajsisë
Çokollata dhe kajsitë i japin harmoninë perfekte kësaj ëmbëlsire, për të cilën Austria shquhet ndër të tjera, të paktën për sa i përket ushqimit.
Hoteli “Sacher” në Vjenë mori të drejtën për ta emërtuar tortën e tij “Original Sacher Torte”, e cila mban vulën e rrumbullakët me çokollatë.
Torta shërbehet me krem të pasheqerosur, por domosdo shkon me të edhe kafja, transmeton Telegrafi.
Torta “Sacher”: (sipas recetës origjinale):
Kora:
▪ 6 vezë
▪ 150 g gjalpë
▪ 130 g çokollatë me 55% kakao
▪ 100 g sheqer
▪ 100 gr sheqer pluhur
▪ 140 gr miell
▪ 1 shkop vanilje (sipas dëshirës)
Mbushja:
▪ 200 gr reçel kajsie
Glazura:
▪ 200 g sheqer
▪ 125 ml ujë
▪ 150 g çokollatë me 55% kakao
Përgatitja:
Ndani të verdhat dhe të bardhat e vezëve. Tundni të bardhët e vezëve dhe shtoni sheqer. Ndaras tundni gjalpin me të verdhët, pastaj çokollatën e shkrirë.
Hidhni me shoshë miellin në masë dhe shtoni të bardhat e vezëve të rrahura më parë. Vendosni letër për pjekje në një tepsi së cilës mund t’i hiqen anët.
Piqni dhjetë minuta me derën pak të hapur të furrës në temperaturë prej 170 gradësh (patjetër nxehni furrën para se t’i vendosni koren). Pastaj piqeni edhe 50 minuta në temperaturë të njëjtë me derën të mbyllur të furrës.
Lëreni të ftohet rreth njëzet minuta dhe priteni koren përgjysmë.
Në një tenxhere shkrini çokollatën, sheqerin dhe ujin. Ftoheni dhe mbusheni mesin me reçel kajsie të bërë në shtëpi dhe koren e fundit e mbulojmë me çokollatë të shkrirë.
Shijojeni. /Telegrafi/