Një sulmues i dytë është i etur që t’i bashkohet Manchester Unitedit përkundër faktit që klubi ka kompletuar transferimin e Joshua Zirkzee.
Të enjten u raportua se Unitedi kishte arritur marrëveshje me Bolognan për transferimin e sulmuesit Joshua Zirkzee për një shumë e cila raportohet të jetë rreth 35 milionë euro.
Unitedi dyshohet se është pajtuar që të ofrojë më shumë për shërbimet e 26-vjeçarit, në shkëmbim që t’i krijohen kushte më të favorshme të pagesës.
Kushtet personale me Zirkzee ishin arritur, një holandez i cili po përfaqëson kombëtaren e tij në Euro 2024.
Lojtari ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar shtatë asistime teksa Bologna u kualifikua në Ligën e Kampionëve, dhe pritet që të bëjë testet mjekësore këtë javë para se të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.
Për më shumë sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, United gjithashtu ka shprehur interesim edhe për sulmuesin anglez Ivan Toney, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Brentfordin.
Toney raportohet se dëshiron t’i bashkohet Unitedit, ndërsa Brentfordi është informuar për këtë çështje nga agjenti i sulmuesit.
Ai ishte në mesin e heronjve të Anglisë në fitoren ndaj Zvicrës në penallti në çerekfinale të Euro 2024, dhe për shumë kohë kishte bërë me dije dëshirën e tij të madhe për të luajtur në një klub të nivelit të lartë në Ligën Premier.
Kur trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, u pyet për faktin se Toney po punonte si ekspert i BBC-së, ai tha se klubi ishte përgatitur për largimin e tij duke transferuar Igor Thiagon nga Club Brugge./Telegrafi/