Site icon Telegrafi

Top shënuesit më të mirë pas javës së 19-të, Genc Hamiti merr primatin

Superliga e Kosovës këtë sezon është shumë interesant me shumë klubet që ‘luftojnë’ për titull, por edhe ato për mbijetesë.

Interesante mbetet edhe ‘lufta’ për  top shënuesin e Superligës, ku shumë  lojtarë janë në garë.

Garës i prinë sulmuesi i Drenicës, Genc Hamiti, që arriti të shënojë edhe në javën e fundit ndaj Besës në barazimin 2-2.

Ai tashmë ka 10 gola dhe është lider i ndjekur nga Mirlind Daku që ka shënuar nëntë herë.

Daku duke festuar një gol me fanellën e Llapit

Në vendin e tretë është Kastriot Rexha që ka shënuar tetë, herë aq sa ka shënuar edhe Artur Magani.

John Oto John, Xhevdet Shabani  dhe Mark Milicaj, kanë gjetur rrjetën këtë sezon nga shtatë herë.

John jashtë formës

Berbatovvi ka shënuar gjashtë gola, as sa Florent Hasani që është transferuar në Hungari. Top-10 e mbyll Mendurim Hoti me pesë gola. /Telegrafi/  

1.Genc Hamiti – KF Drenica 10

2.Mirlind Daku – KF Llapi 9

3.Kastriot Rexha – KF Drita 8

4.Artur Magani – KF Liria 8

5.John Oto John – KF Trepça’89 7

6.Xhevdet Shabani – KF Drita 7

7.Mark Milicaj – KF Feronikeli 7

8.Florim Bërbatovci – KF Llapi 6

9.Florent Hasani – KF Trepça’89 6

10.Mendurim Hoti – KF Feronikeli 5

Exit mobile version