Ka përfunduar xhiro e 14-të në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate mjaftë interesante.
Edhe lista e golashënuesve në Ipko Superligë ka pasur disa ndryshime, por vendin e parë ka vazhduar ta mbajë ylli i Ballkanit, Blendi Baftiu me nëntë gola të shënuar.
Gerhard Progni me golin e shënuar ndaj Vushtrrisë ka shkuar në kuotën e shtatë golave dhe është barazuar në pozitën e dytë me Arb Manajn që gjithashtu ka shënuar shtatë herë.
Sulmuesi tjetër i Gjilanit, Tomislav Busic mban pozitën e katërt me gjashtë gola të shënuar deri më tani.
Me nga pesë gola janë edhe Fiton Hajdari, Van-Dave Harmon, Betim Haxhimusa, Kastriot Rexha dhe Mendurim Hoti.
Ndërkohë listën e top 10 shënuesve më të mirë në Superligë e përmbyllë Jean Carioca me katër gola. /Telegrafi/