Superliga e ka mbyllur javën e 19-të me ndeshje të forta, por që në fund fitore shënuan klubet favorite.
Edhe sulmuesit kanë qenë formë, pasi janë realizuar 20 gola.
Kjo ka bërë që të ketë edhe ndryshime në renditje e përgjithshme të top-shënuesve.
Blend Baftiu mbetet në krye, por ende nuk ia ka bërë sefte në këtë pranverë dhe ka 10 gola.
Aq gola ka edhe Arb Manaj që është barazuar me Baftiun, pas dy golave ndaj Dukagjinit.
Betim Haxhimusa i Dritës dhe Gerhard Progni janë në pozitat tre dhe katër me nga tetë gola.
Tomislav Busic, Ahmed Januzi, Shend Kelmendi, Jean Carioca, Fiton Hajdari dhe Arbër Hoxha janë ata që e mbyllin renditjen e Top 10.
Top 10 shënuesit më të mirë në Superligë
/Telegrafi/