Newcastle po tregon interesim të lartë për nënshkrimin e Arda Guler këtë verë, raporton Defensa Central.
Sipas burimit të besueshëm të mediumit spanjoll, skuadra e Ligës Premier është gati të shpenzojë rreth 80 milionë euro për të riun turk.
Guler mburret me gjashtë gola në 12 paraqitje për klubin, derisa Real Madridi ka përsëritur vendimin e tyre se nuk do ta lëshojnë.
Edhe nëse raportimet janë të vërteta, Carlo Ancelotti nuk ka gjasa që ta lërë të lirë lojtarin e talentuar që klubi nënshkroi verën e kaluar – pasi do jetë pjesë e planeve të tij.
Duke pasur parasysh që Los Blancos do të konkurrojnë në shtatë gara këtë sezon, ata patjetër do të kenë nevojë për një lojtar si ai në skuadrën e tyre.
Por, nuk përjashtohet që Magpies të shkojnë me ofertën për huazimin e tij dhe mund të bëjnë një tunduese për Los Blancos.
Newcastle kishte një formë jo të mirë sezonin e kaluar, andaj do të tentojnë që të rikthehen më të mirën e tyre – pasi sërish garojnë në Ligën e Kampionëve dhe do synojnë të shkojnë sa më lartë. /Telegrafi/